Totaj do ta merr detyrën e kryetarit të Prizrenit më 6 dhjetor
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, së shpejti do të japin betimin dhe ligjërisht t’i marrin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Nga burimet e siguruara nga TV Prizreni, thuhet se Shaqir Totaj do të marr detyrën të hënën me 6 dhjetor ndërsa seanca konstituive dhe inauguruese e Kuvendit të Prizrenit duke përfshirë edhe betimin e anëtarëve të Kuvendit të Prizrenit do të bëhet ditën e premte me datë 10 dhjetor.