16-05-2022

Zafir Berisha tërhiqet nga Kuvendi i Prizrenit, Shukri Quni vazhdon në KK

Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Prizrenit. Në vend të tij do të jetë Shukri Quni.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Të respektuar bashkëpunëtor e nismëtar!

Për arsye të angazhimeve të tjeta partiake dhe publike në vazhdën e avansimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit.

Jam i bindur se me përgjegjësi të madhe sikurse edhe deri sot, Shukri Quni për mandatin e 5-të në Kuvendin e Prizrenit, si njeri i dëshmuar dhe punëtor i arsimit dhe invalid i UÇK-së, nuk do të ndalet asnjëherë për ti shërbyer qytetarëve të Prizrenit në 4 vitet e ardhshëm!

Nga unë Zafa respekt për të gjithë ata që qëndruan besnik vizionit tonë në betejën politike për Prizren.

Vazhdojmë 4+4…

Asnjë koment

Comments are closed.