24-11-2024

Totaj i reagon Haskukës: Shkarkimet e drejtorëve janë të vonshme

Largimi i dy drejtorëve brenda javës nga  Komuna e Prizrenit,  të udhëhequr nga Vetëvendosje ka nxitur edhe reagimin e kreut të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Nëpërmjet faqes në facebook, ai i ka vlerësuar këto  si vendime të vonuara të kryetarit Haskuka për të larguar zyrtarë me aktakuza.

“Mos përfillja e tij e gjatë ndaj kërkesave qytetare është e papranueshme dhe kundër premtimeve të tij për një qeverisje të përgjegjshme. Megjithatë, është mirë që Vetëvendosje reagoi më në fund duke ndjekur iniciativën dhe agjendën e PDK-së për të luftuar kundër korrupsionit dhe nepotizmit” ka shkruar Totaj./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.