Totaj ndërpret fjalimin në Prizren në respekt të ezanit
Gjatë një takimi elektoral, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndaluar fjalimin në respekt të ezanit.
Ai e ndërpreu fjalimin përderisa në prapavijë degjohej thirrja për falje të namazit për besimtarët myslimanë.
E kur përfundoi ezani, Totaj, që po synon të udhëheq me Prizrenin pas zgjedhjeve të 17 tetorit, ka vazhduar fjalimin e tij.