Totaj premton depolitizim të arsimit dhe plotësim të shpejtë të vendeve vakante
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është takuar me veteranë të arsimit, si dhe strukturat të nëndegës në lagjen “Jeta e Re” të Prizrenit.
Gjatë takimit me mësimdhënësit pensionist Totaj, ndër tjera ka shpalosur vizionin e tij për “ringjalljen” e arsimit në komunë, derisa ka premtuar depolitizimin e arsimit në këtë komunë, si dhe siguri në shkolla.
“Puna e tyre fisnike shumë dekadëshe ngriti vetëdijen kombëtare dhe emancipoi shoqërinë e Prizrenit. Është gjithmonë kënaqësi të takosh disa prej emrave me kontribut të madh për arsimin në Prizren, të cilëve u kemi borxh për jetë e mot dhe nga të cilët mund të mësojmë ende shumë”, tha Totaj./Gazeta e Prizrenit/