28-07-2026

Tragjedi në Itali: 19-vjeçari nga Kosova humb jetën në ditën e ditëlindjes pas aksidentit të rëndë

Një udhëtim drejt Kosovës për pushime verore është kthyer në tragjedi për një familje shqiptare, pasi 19-vjeçari Dion Emerllahu ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali.

Sipas njoftimeve nga vendlindja e tij, Dion Emerllahu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca drejt Kosovës, me qëllim që të kalonte pushimet dhe të festonte ditëlindjen në mesin e familjarëve.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milanos, ku automjeti që drejtohej nga 19-vjeçari është përplasur me një tjetër veturë. Pas përplasjes, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku për disa ditë ka marrë trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë më 24 korrik, pikërisht në ditën kur kishte mbushur 19 vjeç.

Vdekja e Dion Emerllahut ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti i tij në Ramjan. Ai është përshkruar si një i ri i sjellshëm, punëtor dhe i respektuar, i cili jetonte dhe punonte në Francë së bashku me familjen e tij./GS

Asnjë koment

Comments are closed.