Tragjedia në Prishtinë, reagon kryetari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vdekjes së një personi në Prishtinë, të cilin e zuri lisi. Po ashtu aty ka mbetur e lënduar edhe një grua.
Rama shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit kurse të lënduarës i uron shërim sa më të shpejtë.
Njëkohësisht, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.
“Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, ka shkruar Rama./Indeksonline/