22-11-2024

Trajneri kroat kthen në shtëpi sulmuesin Kaliniq

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kroacisë, Nikola Kaliniq, e ka përfunduar para kohe kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Mediumet kroate kanë njoftuar se Kaliniq është përzënë nga kampi stërvitor nga seleksionuesi Zlatko Daliq.

Vendimin Daliq e ka marrë, pasi Kaliniq kishte refuzuar të futet në lojë nga banka e rezervistëve në pesë minutat e fundit të ndeshjes me Nigerinë, e zhvilluar të shtunën mbrëma dhe që përfundoi me fitoren e Kroacisë (2:0).

“Ndaj Nigerisë, Nikola ishte në nxehje dhe është dashur të futet në pjesëlojën e dytë, por tha se nuk është i gatshëm. Një gjë e tillë ndodhi edhe ndaj Brazilit në ndeshjen miqësore, kurse ai nuk ishte i gatshëm as në stërvitjen e së dielës. Tri herë nuk ka qenë i gatshëm, kurse unë kam nevojë për lojtarë të gatshëm dhe për këtë arsye kam vendosur ta kthejë në shtëpi”, është shprehur Daliq./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.