Tre drejtorë me aktakuza në Prizren, opozita kërkon shkarkimin e tyre (Video)
Kjo pronë në Shatervan i takon komunës së Prizrenit.
Si e tillë i përmes ankandit publik i është dhënë në shfrytëzim një qytetari.
Por, duket se jo gjithçka ka shkuar në rregull në këtë procedurë.
Kjo ka vënë në lëvizje Prokurorinë në këtë regjion e ku pas hetimeve ndaj tre drejtoreve të komunës së Prizrenit, kanë gjetur prova për të ngritur aktakuzë.
Në aktakuzë janë përfshirë, drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, drejtori i Mirëqenies sociale Fejz Kabashi dhe Refik Shaqiri.
Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare në bashkëkryerje.
Për këtë opozita po kërkon nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka që t’i shkarkoj drejtorët që dyshohet se e keqpërdoren pozitën zyrtare.
Ky fakt është shqetësues edhe për Shoqërinë Civile në këtë qytet.
Naim Cahani, thotë se kryetari i komunës duhet të përmbushë zotimin e dhënë gjatë fushatës.
E nëse nuk bëhet shkarkimi i tyre, Cahani nuk ka përjashtuar protestat.
Ndërkohë T7 ka tentuar gjatë së enjtes të marrë edhe versionin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, por që ky i fundit nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë temë.