24-11-2024

Tre policëve iu ik ‘hajduti’ i arrestuar pasiqë e dërgojnë në një restaurant në bjeshkë

Ditë më parë një patrollë policore në Pejë kishte hasur në Lirim Kurtajn, i cili po kërkohej si i dyshuar një disa raste të vjedhjeve të rënda në fshatin Stankaj dhe jo vetëm, Shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ishte ndaluar e prangosur. Situatën e mori në dorë Hasan Buqaj, rreshter me gradë dhe i emëruar zëvendësshef i hetimeve.

Në emër të bastisjes ai me dy policë të tjerë do ta merrnin Lirim Kurtajn drejt një restaurant, pronë e familjes së të dyshuarit, e ta dërgonin në Stankaj- ashtu i prangosur.

Deri në këtë pikë, eshe pse me vetura të ndryshme, në shoqerim të të dyshuarit të prangosur pos Hasan Buqajt me të ishin edhe zyrtarët policorë Cucë Kelmendi e Bujar Beka.

Arrijnë në vendin e caktuar, biznesin pronë e familjës së të dyshuarit, dhe vendosin qe të ia heqin prangat.

Sipas raporteve të deponuara në hetimin fillestar rresgteri Hasan Buqaj i kishte dhënë urdhër hetuesit Bujar Beka që t’ia hiqte prangat të dyshuarit Lirim Kurtaj.

Sipas raporteve që kanë bërë pas këtij incidenti, ai iu kishte ikur pasi ia hoqën prangat për të ikur nëpër pyll-në drejtim të panjohur.

Pas këtij rasti ishte inforkuar Inspektorati Policor i Kosovës. Më të parë rezultatin, ka rekomanduar suspendi 72 orës të rreshterit Hasan Buqaj.

Por, derisa vendimi i parë i IPK ishte suspendim 72 orës, në adresë të këtij institucioni ka ardhur një informacion tjetër.

Nga burime brenda institucionit Gazeta Insajderi merr vesh që dyshimi i ngritur pas pranimit të informacionit të ri është që: së paku njëri nga policët e përfahirë në këtë incident ku për pasojë i kërkuari për vjedhje u iku nga duartë, ka lidhje miqësore me një familjar të të dyshuarit Lirim Kurtaj.

Sipas këtij denoncimi të deponuar në IPK, ngritën dyshime të forta që në fakt i dyshuari Lirim Kurtaj u la që të ikte dhe kjo pasi që familjari i tij kishte ndikuar tek polici dhe krejt arysetimi që e dërguan të dyshuarin për të qenë prezent në bastisje, ishte vec një justifikim për të ia mundëduar arratisjen. /Gazeta Insajderi

Lexo edhe:

Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje

Asnjë koment

Comments are closed.