20-04-2024

Tre të arrestuar për narkotikë në pikën doganore, në Vërmicë të Prizrenit

Në pikën kufitare të Kosovës, në Vërmicë, tre persona shtetas të Shqipërisë janë arrestuar dje, pasi që gjatë kontrollit në automjetin tyre jenë gjetur dhe konfiskuar 11 pako me marihuanë.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 11 (njëmbëdhjetë) qese plastike me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 13.92 gramë” thuhet në raportin e policisë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 4 telefona celularë, një veturë Ford Galaxy me targa të Shqipërisë.

Më pas me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Dyshohet se edhe dy të dyshuar meshkuj shqiptarë të Shqipërisë kanë qenë me veturën e lartcekur por të njëjtit kanë kaluar kufirin në këmbë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.