16-04-2024

Komuna e Prizrenit njofton se nuk do të pranojë aplikacionet për kompensimin e shpenzimeve të varrimit

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët e se nga data 13.09.2019 nuk do të pranohen aplikacionet për kompensimin e shpenzimeve të varrimit siç ka qenë deri më tani.

“Siç edhe është njoftuar më parë, Komuna e Prizrenit tashmë ka marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë publike Ekoregjioni, me anë të së cilës mbulohen të gjitha procedurat e varrimit për qytetarët e komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Për raste të tilla, qytetarët janë udhëzuar të lajmërohen në numrin e telefonit 049 30 50 50.

Asnjë koment

Comments are closed.