Prizren: Goditet vetura e policisë, lëndohen dy policë dhe një person tjetër
Tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësorë, si pasojë e një aksidenti në Prizren.
Sipas policisë shoferi i përfshirë në këtë rast, është larguar, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Prizren 02.06.2024 – 00:20. Raportohet se një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa nje veture tjeter dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, tre persona kane pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është në procedurë hetimore. /Gazeta e Prizrenit.