24-11-2024

Tre vite i vdekur në banesë!

Në zemër të Stokholmit të Suedisë, një 80 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ai kishte vdekur para tre viteve mirëpo emigrantit nga Tuzlla e Bosnjës, që kishte shkuar në Suedi në vitet e 60-ta, ende nuk po i gjendet ndonjë i afërm.

 

Gazetari Astrit Gashi, i cili jeton që një kohë në Stokholm, ka thënë për IndeksOnline se 80-vjeçari do të varroset këto ditë në varrezat e qytetit.

 

Ai ka thënë se policia është ende në përpjekje për ta gjetur ndonjë familjar të personit të vdekur, mirëpo deri tani nuk e ka identifikuar ende asnjë person./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.