20-05-2024

Trepça-Ylli, ja kush triumfoi në finalen e parë

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.