26-01-2021

Tri këmbësore goditen nga vetura në Prizren

Një person ka goditur me veturën e tij tri këmbësore në Prizren, të cilave iu ka shkaktuar lëndime tupore.

Sipas policisë rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh..

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë  së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.