Tre persona në raste të ndara janë arrestuar për posedim të substancave narkotike në Prizren. Në të tria rastet arrestimet janë bërë gjatë orëve të natës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 03:30. Sipas policisë, të dyshuarit (K-Shqiptar) gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.69 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
“Në Prizren me 04.08.2019, ora 02:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.38 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, bën të ditur policia.
Në rastin e tretë me 04.08.2019, ora 23:00 është arrestuar i dyshuari, K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.97 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Të gjitha rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit janë liruar.
Referuara raporteve të policisë, kohët e fundit janë të shpeshta arrestimet për shkak të posedimit të marihunës në këtë qytet. Pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohet për rastet e kapjes me substanca të tilla./GazetaePrizrenit.net/