Tubim madhështor i Nismës në Malishevë
Nisma Socialdemokrate, në ditën e tetë të fushatës ka mbajtur tubim zgjedhor në Malishevë.
Në një tubim madhështor ku morën pjesë qindra përkrahës të Nismës, lideri i këtij subjekti, ka thënë se takimi i sotëm rikonfirmon se qytetarët e Malishevës dhe Llapushës në përgjithësi janë rreshtuar pas Nismës Socialdemokrate dhe kauzës më çlirimtarët.
“Këto ditë kam vizituar çdo qytet të Kosovës dhe jam takuar më shumë miq e bashkëluftëtarë, me qindra intelektual, të rinj, pleq e burra. Njerëzit në Kosovë si kurrë më parë e kanë kuptuar sa është e rëndësishme mbrojtja e vlerave kombëtar edhe në çdo cep të vendit më shumë se kurrë miqtë tanë janë rreshtuar e po rreshtohen me çlirimtarët”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Më tutje, ai ka thënë se Nisma nuk ka nevojë që përmes mashtrimit me marrë votë, por besimin e kemi ndërtuar në kohën më të vështire. Ne jemi rreshtuar në luftën e UÇK-së dhe kemi qenë afër çdo qytetari të Llapushës kur kanë pas nevoje për ne. Ne kemi qenë bashkë kur ka pas nevojë atdheu për ne”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Limaj ka kërkuar që këto ditë që kanë mbetur, Malisheva të kthehet në referendum dhe për t’i treguar të gjithë atyre se qytetarët e Malishevës nuk rreshtohen askund tjetër, përveç me çlirimtarët.
Ai ka thënë se Malisheva është një komunë që i ka thënë jo Jugosllavisë në vitet e 90-ta.
Ai ka thënë se pret një mobilizim dhe këtë ta kthejnë në festë fitoren e madhe jo vetëm në Malishevë, por edhe anekënd Kosovës.