Turqia dënon me burgim të përjetshëm 29 persona për puçin e dështuar më 2016
Një gjykatë turke i ka dënuar me burgim të përjetshëm 29 persona nga rreth 500 sa janë në gjykim për puçin e dështuar të vitit 2016. Në mesin e të dënuarve ka ish-komandantë dhe ish-pilotë.
Më shumë se 250 persona u vranë gjatë përpjekjes për ta rrëzuar qeverinë e presidentit Erdogan më 15 korrik 2016, kur ushtarët me aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe tanke u përpoqën që ta merrnin kontrollin në institucionet kryesore të shtetit.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” raportoi se 25 ish-pilotëve të aeroplanëve luftarakë F-16 iu ashpërsua dënimi në burgim të përjetshëm, ndërsa katër civilë morën nga 79 dënime me burgim të përjetshëm secili.
Ish-komandanti i forcave ajrore, Akin Ozturk, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë në bazën ajrore “Akinci” afër Ankarasë akuzohen për udhëheqjen e puçit dhe bombardimin e ndërtesave qeveritare dhe kuvendit si dhe për tentim të vrasjes së presidentit Rexhep Erdogan.
Ky gjykim ishte në mesin e proceseve gjyqësore të profilimit të lartë ku mijëra persona janë të akuzuar për përfshirje në tentimin për puç, për të cilin Ankaraja e ka fajësuar klerikun Fetullah Gylen, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Kleriku 79 vjeç, i cili dikur ishte aleat i Erdoganit dhe i cili ka mohuar se ka pasur rol në puçin e dështuar, ishte një nga të pandehurit e gjykuar në mungesë.
Pjesë e procesit ishin 475 persona, ndërsa 365 prej tyre ndodhen në paraburgim.