Uka i reagon Haxhiut: “S’i kam pasur çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit
Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot në Kuvend deklaroi se “nuk mund ta bëjë drejtor dikë që e ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit”.
Ai në llogarinë e tij në Facebook e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk është e vërtetë që unë i kam pas “çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit”. Po ashtu, nuk është e vërtetë që unë kam qenë kandidat për Drejtor të IML-së. Në konkursin e fundit madje as që kam kandiduar”, shkroi Uka.