Ulja e pagave për gjyqtarët, KGjK mban mbledhje të jashtëzakonshme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e dërguar për media thuhet se në këtë mbledhje e cila do të jetë njëorëshe, do të diskutohet lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve.
Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 16:00.