“Vala”, të gjitha shërbimet jashtë funksionit, sqarohet Telekomi
Ka kohë që operatori pubik, ka probleme me rrjetin. Si pasoj shërbimet e thirrjeve, internetit dhe dërgesat e SMS-ve po hasin në vështirësi.
Fadil Lepaja UD Drejtor për Relacione me Publikun, tha se sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin.
“Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.
Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja”, tha Lepaja. /Indeksonline/