Vapa, Prokuroria, festivalet dhe Prizreni
Shkruan: Qazim THAÇI
Vera në Prizren, këtë verë edhe pse e vonë, ka ardhur si me “zap” siç do të shpreheshin pleqtë. Kjo domosdoshmërisht edhe të rikthen në meditime.Komuna e Prizrenit pas një viti të “huqjes” të festivalit “Zambaku i Prizrenit” këtë vit u mbajt, për vlerat apo jovlerat, për koston apo rëndësinë e këtij festivali,pasi të mirren të gjithë palët do të dalim me një opinon publik, sepse ka ankesa nga njëra anë e ka edhe lavdërime nga ana tjetër, Por,kur faktet përballen atëherë shihet e vërteta e që mund të jetë e hidhur por,e vërtetë.
Festivalet e Prizrenit duhet të jenë begati dhe kuptimplotë e themi edhe me trashëgimi e jo të rrëshqitet në drejtim të “Dokufest” in që tashmë ka reputacion ndërkombëatar,.Por, që është një një luftë me tradicionalen dhe qytetarinë e këtij qyteti .Sepse,ky qytet vazhdon të ruajë tradicionalen,të jetë frekuntuesi më i madh i turistëve dhe përsëri po mundohet që jetën ta bëjnë “prizerençe me bakllava,bozë e çaj rusi” e më pak me birra të Pejës.Por, jo me atë freskin e dikurshe të “jazëve” mes oborreve dhe “sevdanë”, Sepse tashmë një “jazë” që është ribërë në “Sheshin e Dëshmorëve” për fat të keq ai është bërë një pjesë e mbledhjes gjegjësisht hedhjes së mbeturinave aty.
Kjo edhe jep sinjalin se edhe në këtë drejtim pritet të ketë përmisime më shumë.Derisa i pari i komunës Haskuka në televizione qendrore pati ” shkrepur” jo pak “plumba “në drejtim se OSHP, pastaj neglizhenëcës se Prokurorisë Themelore në Prizren. E cila tani më ka nxjerrë deklaratë lidhur me këto dyshime të kryetarit Haskuka “Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, Prokuroria Themelore në Prizren ndjehet e obliguar të sqarojë opinionin se asnjë nga pretendimet e z.Haskuka nuk qëndrojnë. Pasi kemi verifikuar në data bazën e të dhënave të shkrimores së Prokurorisë, është vërtetuar se Komuna e Prizrenit nuk ka dorëzuar 60 kallëzime penale, sikundër pretendon z.Haskuka, por vetëm një njoftim për disa shkelje në lidhje me lejet e ndërtimit”.
Por, edhe kjo mbete të shihet sepse kryetari Haskuka mund ti bëjë këto që ka thënë e Prokuroria pastaj edhe mund të thotë përsëri fjalën e sajë. Por, tani kur disa projektet nisin e ndalojnë me arsye e pa arsye mbeten si pezull. Janë dy që duhet të përmenden. Së pari pranvera e këtij viti edhe mediat, po edhe pushteti lokal ishtë i angazhuar rreth fatit të hekurudhës,, pastaj uzurpimit të sajë, vendimeve për ate, por ato u heshtën, Filluan pastaj heqja e konstruksioneve metalike nga Qendra Histrorike e Prizrenit, rivendosja, riheqja e kështu kur ata nuk arritën të definohet tërësisht e pësuan ata që mbjetojnë nga centët e fituar nga shitjet në kënde, të ndonjë loje për fëmijë.Ata që janë me shumë halle e pak përfitime.
Por, nëse ligjit duhet t’i përgigjemi atëherë edhe këta duhet të jenë në këtë rend.Këtu ajo që duhet të lavdërohet e ende s’po thuhet janë investimet e premtuara e të filluara nga MKRS,. Edhe kësaj tani, jo prizrenasit nuk kanë harruar t’ia ngjesin një “bisht” duke thënë se ministri i Prizrenit, investimet po i dërgonë në Prizren.Por, kur është në pyetje trashëgimia e besa edhe bukuria ;Dukagjjini ,Drenica, Anamorava e Llapi nuk harrojnë të thonë se Prizreni është i veçantë. Por,kësaj “veçantie” nën heshtje duket se ia kanë zilinë.
Të prekurat e këtij opinioni do të jenë të renditura një për një në ditët në vijim me shënimin e fakteve dhe padyshim se do t’a nxisin edhe debatin e këtij qyteti që tashmë po thuhet se i është “dorëzuar” vapës, po lexon kumtesat e Prokurorisë, Gjykatës të Partive politike dhe Prizreni po mundohet të mbetet Prizren.Kurse tashmë si hit i kësaj jave u bë se edhe LDK u”komandizua”, kjo për faktin se në zgjdhjet e Degës së LDK në krye të kësaj dege ka ardhur një ushatrak i luftës, që deri tani kjo parti ishte e “legalizuar” si parti e paqes.Nje miku im i madh dhe njeri i letrave dhe lapsit për këtë më tha një thënie ” Nuk është e mjaftueshme për të folur për paqen. Njeriu duhet të besojë në të. Dhe nuk është e mjaftueshme vetëm për të besuar në të. Njeriu duhet të punojë në atë….Eleanor Roosevelt.
(Autori është kryeredaktor në RTV Besa në Prizren).
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.