Varianti i ri i koronavirusit shfaqet në disa vende të BE’së
Franca, Spanja dhe Suedia zbuluan rastet e tyre të para të llojit të ri të koronavirusit që nxiti masa të reja bllokimi në Britani dhe ndalime globale të udhëtimit, thanë autoritetet.
Të gjithë rastet e reja janë të lidhura me udhëtimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews.
Suedia u bë vendi i fundit i BE-ë që ka diagnostikuar një rast të variantit të ri të shtunën, sipas një deklarate të agjencisë suedeze të shëndetit publik.
Katër raste u konfirmuan në Madrid për herë të parë në Spanjë, tha qeveria rajonale të shtunën.
Të katër rastet kishin ardhur së fundmi nga Britania e Madhe.
Një francez që jeton në Londër mbërriti në Francë në 19 dhjetor dhe doli pozitiv për variantin e ri, thanë autoritetet franceze të shëndetit publik në një deklaratë të premten.
Autoritetet franceze po gjurmojnë kontaktet e personit dhe laboratorët po analizojnë testet nga disa njerëz të tjerë që mund të kishin variantin e ri, thuhej në deklaratë.
Danimarka, Holanda, Italia dhe Gjermania si dhe vende të tjera jashtë Evropës, kanë raportuar gjithashtu raste në ditët e fundit të variantit të ri, për të cilin autoritetet britanike thanë se duket 70% më ngjitëse se COVID-19.
Njoftimi britanik më 19 dhjetor bëri që vendet e botës të ndërpresin fluturimet nga Britania.
Franca ndaloi të gjithë pasagjerët dhe ngarkesat nga Britania për dy ditë, duke shkaktuar probleme masive të trafikut rreth portit britanik të Dover.
Franca rihapi kufirin, por tani kërkon që kushdo që hyn nga Britania të bëjë test që tregon se nuk e ka variantin e ri.