Varrezat e Prizrenit i mbulon bari / Reagon Krasniqi i AAK-së: Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta!
Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka hedhur kritika ndaj drejtorit komunal për Shërbime Publike, Çelë Lamajt, rreth mirëmbrajtjes së varrezave të qytetit, percjell Gazeta e Prizrenit.
Duke publikuar foto për gjendjen në varreza, të cilat shihet se bari i rritur, që ka mbuluar sipërfaqet, në rrjete sociale, Krasniqi shprehet se mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Postimi i tij:
“Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet-fshat.
Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta!
Kontratat me operator ekonomik edhe me ndërmarrje publike qofshin kanë të njejtën peshë juridike.
Mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Drejtor para se të i nënshkruash faturat e operatorëve ekonomik, qofshin publik apo privat ju këshilloj të dilni në terren, të bëni kontrolle së pari a është duke u implementuar plani dinamik, kontrolloni a janë duke u kryer punët, sepse pagesa e faturave për punët e moskryera është veper penale.
Pamje pa koment në varrezat e qytetit tonë!”, shkroi Krasniqi. /Gazeta e Prizrenit