Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë
Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë.
Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.
E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.
Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.
Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.