25-04-2024

Vdes 21 vjeçari shqiptar që u aksidentua në Bern

Pasagjeri, i cili u plagos rëndë në një aksident trafiku mbrëmjen e së mërkurës së kaluar dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e së shtunës, njoftojnë mediat zvicerane.

Albinfo.ch nga burimet e saj mëson se viktima është e nacionalitetit shqiptar. I ndjeri me inicialet B.RR i cili është nga Lugina e Preshevës është dërguar me urgjencë me helikopter nga vendi i ngjarjes, ku edhe ndodhi aksidenti.

Shoferi 22-vjeçar dhe pasagjeri 21-vjeçar po udhëtonin në Bern-Zürichstrasse në drejtim të Bützberg, saktësisht në Langenthal kur makina doli nga rruga dhe u përplas në një skelë ure.

Të dy personat u plagosën rëndë. I ndjeri është 21-vjeçar, banues zviceran nga kantoni i Bernës. Policia po heton për aksidentin.

Asnjë koment

Comments are closed.