Këto janë çmimet e naftës në shtetet e rajonit

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka treguar çmimet e naftës në shtetet e rajonit, kështu duke krahasuar me atë në Kosovë, ku del që në vendin tonë çmimi është më i lartë.

Kurtishaj ka thënë se 22 cent është ndryshim i madh i çmimit për një litër, duke shkruar se kjo situatë bizneset kosovare po i bën të pabarabartë në tregun rajonal.

“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër! 22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit bizneset Kosovare i bën jo të barabartë në tregun rajonal”, ka shkruar ai.