Vdes babai i deputetit të AAK-së, Kuçi ngushëllohet nga Haradinaj
Ka ndërruar jetë babai i Blerim Kuçit, deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i partisë së tij dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime atij dhe familjes.
Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:
Deputetit Blerim Kuqi si dhe familjes së gjerë të të ndjerit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Të jeni bashkë dhe të ruani kujtimet më të mira për më të dashurin tuaj.
Prehu në paqe Baca Ahmet!