Vdes e vetaksidentuara dy ditë më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”
Dy ditë më parë, në kilometrin 58 të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin Gjurgjicë-Vërmicë, policia ka raportuar për një aksident të shkaktuar nga një femër, shqiptare e Kosovës, në të cilin kishte pësuar lëndime të rënda vetë drejtuesja e automjetit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ajo ishte dërguar për hospitalizim në QKUK në Prishtinë, por nuk u kishte përballuar lëndimeve të rënda.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, thekson raporti.