Vdes fëmija që u godit nga vetura në Korishë të Prizrenit
Një fëmijë ka vdekur mbrëmë pas mesnate në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ishte shtrirë aty dje, shkaku i goditjes nga një veturë derisa ishte në biçikletë bashkë me një fëmijë tjetër në Korishë të Prizrenit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas aksidentit të dy fëmijët pësuan lëndime trupore, njëri prej tyre u hospitalizua në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK, i cili vdiq mbrëmë në ora 01:28.