19-04-2024

Vdes nga koronavirusi protestuesi anti-karantinë, që quante epideminë “komplot politik”

Një protestues amerikan që kundërshtonte bllokadën prej pandemisë Covid-19, ka vdekur nga koronavirusi në moshën 60 vjeçare.

John McDaniel, nga Ohio, vdiq dje në spitalin e Columbus, dy javë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Më 15 mars ai protestonte kundër guvernatorit të Ohio, Mike DeWine për mbylljen e bizneseve dhe aktivitetit, duke shkruar në Facebook: “DeWine ka mbyllur baret e restorantet, kjo është maskarallëk! Ai nuk ka autoritetet për këtë, ai që ka frikë se mos sëmuret, të mos dalë. Kjo çmenduri duhet të marrë fund”.

Më herët McDaniel sugjeronte se rreziku i koronavirusit është ekzagjeruar: “A ka njeri guxim të thotë se Covid-19 është një lojë politike? Dikush të më provojë të kundërtën”.

Çuditërisht prej atëherë faqja e tij në Facebook është fshirë, edhe pse opinione të tjerë skeptike ndaj Covid-19 vijonë të qarkullojnë në internet.
McDaniel lë pas gruan dhe dy fëmijë. Ai u bë rezidenti i parë i qytetit Marion që vdes nga Covid-19.

Protestues të armatosur janë parë pranë ndërtesave qeveritare në disa qytete të SHBA, si pjesë e një lëvizjeje në rritje kundër masave të izolimit, e quajtur së fundmi ‘Re-Open America.’ Por guvernatorët janë zotuar të ruajnë masat e bllokimit të pandemisë teksa numrat e infektimit vijojnë rritjen në vend.

Protestues të armatosur janë parë pranë ndërtesave qeveritare në disa qytete të SHBA, si pjesë e një lëvizjeje në rritje kundër masave të izolimit./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.