25-04-2024

Prizren: Autoritetet lokale shprehin ngushëllime për vdekjen e doganierit Qafleshi

Sot ndërroi jetë njëri nga të infektuarit me virus Covid-19, Kujtim Qafleshi nga Prizreni. I ndjeri ishte udhëheqës i pikë-kalimit kufitar të Vërmicës

Pas kësaj, familjen e të ndjerit e kanë ngushëlluar zyrtarë lokal dhe drejtues të opozitës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ky është personi i dytë nga Prizreni që ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë.

Kryetari Mytaher Haskuka, duke shprehur ngushëllimet e tij,  ndër tjera ka shkruar:  “Me shpresë që sa më shpejt dhe me sa më pak viktima ta kalojmë këtë pandemi!

Përmes një shkrimi në Facebook, edhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka ngushëlluar familjarët duke treguar se me keqardhje ka pranuar lajmin për shuarjen e shokut dhe kolegut Kujtim Qafleshi./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.