Vdes regjisori kosovar Bekim Lumi
Lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social edhe dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj. “Rest In Peace, Bekim Lumi”, ka shkruar ai.
Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë.
Për vdekjen e tij, ka shkruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se ikja e tij e hershme do të zbrazëti në shoqërinë tonë.
“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës. Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai. /k.n