Vdiq studentja 21-vjeçare nga Mamusha që u godit nga treni në Prishtinë
Ka vdekur studentja 21-vjeçare nga Mamusha, Vlera H. Sadikut e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.
Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.
Ndryshe, policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.
“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/policia-ska-te-lenduar-vetem-deme-te-konsiderueshme-materiale-nga-djegia-e-shtepise-ne-kushnin-has/