Vdiq ish-futbollisti prizrenas Ali Bushi  

Në moshën 76 vjeçare, dje ndërroi jetë Ali Bushi, që tërë jetën ia kushtoi futbollit të Kosovës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ai u lind më 1942 në Prizren. Për vdekjen e tij, njoftohet edhe në faqen zyrtare të klubit Liria, pjesë e të cilit ishte Bushi.

Ai karrierën e tij futbollistike për herë të parë e kishte nisur në moshën 15 vjeçare në ekipin “Odbrana”. Pas një viti vazhdoi në ekipin Metohija emri i cilës pas një kohe u shndërrua në Liria.

Në përshkrimin e bërë në faqen e Lirisë, thuhet se Bushi kishte oferta të shumta për transfer nga ekipet e Republikës së Turqisë si Sariyer dhe Fenerbahçe. Pasi shkoj në Turqi për shkak të dashurisë së madhe që kishte ndaj ekipit Liria, u kthye në Prizren ku vazhdoj të luaj në mënyrë aktive deri në vitin 1976.

Në vitin 1968 dy herë ka luajtur në Skuadrën Kombëtare Ushtarake Jugosllave. Deri në vitin 1989 ishte trajner në ekipet Progres Export dhe Liria. Nga viti 1990 deri në vitin 2000 për shkak të regjimit nuk punoi. Nga viti 2003 deri në vitin 2006 i trajnoi ekipet futbollistike të Progres Exportit dhe Zhurit.

“Ali Bushi me personalitetin e tij modest që kishte në jetën 45 vjeçare në futboll i trajnoi dhe ngriti profesionalisht duke i dhuruar Prizrenit dhe Kosovës dhjetëra futbollist si: Bedridin Gjinali, Behajdin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë të tjerë..”

Liria i ka shpreh ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit bëhet, sot në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/