25-11-2024

Vdiq veprimtari e avokati prizrenas, Engjëll Çeta

Në moshën 86 vjeçare, mbrëmë ka ikur në amshim njeriu që për një jetë të  tërë ishte në shërbim të atdheut, Engjëll Çeta.

Pas lufte ishte kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, pastaj gjyqtar e së fundi avokat.

Çeta ishte anëtarë i kryesisë së LDK-së  dhe sekretar i Degës së LDK-së në Prizren për një kohë të gjatë dhe veprimtar i palodhur i çështjes atdhetare. Ka qenë kryetar i  Shoqatës ‘’Nëna  Terezë’’ duke i shërbyer atdheut  në kohë të vështira dhe  duke u ndihmuar mijëra familjeve me gjendje të rëndë  ekonomike.

Engjëll Çeta ishte njëri nga  veprimtarët e parë të SHKA’’Agimi’’, ku edhe  ka  shërbyer i palodhur  për traditën dhe për kulturën e këtij qyteti.

Veprimtaria e  tij, ka qenë e gjithanshme, Ai u varros sot në Prizren. /qendrapress./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.