21-11-2024

Vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sërish është raportuar për rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë, apo 148 raste.

Për dallim nga dje kur janë raportuar 4 vdekje, nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit ka pasur 1 vdekje me Covid në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për një 45 vjeçar në Sharr (ish-Dragash), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.831 mostra, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive.

Rënie të rasteve për 9 ka pasur edhe në Prizren, ku nga 32,  sot ka pasur 13 raste të prekur nga Covid.

Sa i përket Prizrenit, 13 të infektuarit janë nga qyteti, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.