26-04-2024

Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Për dallim nga ditët paraprake, sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 34 raste, ndërsa në Prizren 11 raste më shumë, pasi dje ishin 10 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 2 raste të vdekjes. Rastet e vdekjes janë në Prizren 1 rast (76 vjeç), në Suharekë 1 rast (81 vjeçar).

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1.340 mostra, prej të cilëve rezultuan 555 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 18 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat Lubiqeve, Zhur dhe Ramajë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.