Hysri Peçani i cili njihet në opinion edhe si “Burdushi” ka marrë përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës që ka bërë rreth vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për konfiskimin e pasurisë.
Peçani kishte pretenduar se i janë shkelur të drejtat për Barazi para Ligjit.
Megjithatë një kërkesë e tillë e Burdushit është shpallur si e papranueshme dhe është hedhur poshtë.
Kush dhe ku po vendosë për arsimin në Prizren sipas Nismës dhe AAK-së?
Njoftimi i plotë:
Aktvendim Lënda: KI 226/19 Parashtrues: Hysri Peçani Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren [P.nr.1191/19], të datës 8 nëntor 2019, i Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren [Ppr. Nr.487/2018], të datës 8 gusht 2019 dhe i Urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren për ndalim afatgjatë të pasurisë [Ppr. nr. 487/2018], të datës 14 gusht 2019.
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktet e kontestuara i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] e 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese. – Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.