Veprat e Nexhipit udhërrëfyes për gjeneratat e reja
Një vit pa dramaturgun, gazetarin, aktorin, arsimtarin, aktivistin e shoqërisë civile, pastaj drejtorin e radios “Romano Avazo” dhe kryetarin e SHKA “Durmish Asllano” në Prizren, Nexhip Menekshe.
Bashkëpunëtorët e kanë vlerësuar Menekshen për angazhimin e tij me bashkëkohanikët për të kontribuar në krijimin e një gjenerate të re të romëve për më shumë mundësi në edukim e përparim.
Bashkim Gashi, aktivist për të drejtat e njeriut , për “Gazetën e Prizrenit” kujton se Nexhipi vlerësonte lart marrëdhëniet e harmonizuara në mes pjesëtarëve të komunitetit rom dhe komuniteteve të tjera në komunën e Prizrenit.
Pjesë e të arriturave të komunitetit rom në këtë komunë janë edhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre dhanë kontribut të veçantë. Sigurisht, që puna e filluar nga Nexhipi duhet të vazhdohet me intensitet më të lartë, në mënyrë që të arrihet e dëshirueshmja.
Zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës rome në komunën e Prizrenit ishte një nga synimet prioritare të tij, nismë që duhet vazhduar gjer në marrjen e vendimit përfundimtar nga Kuvendi i Komunës.
Krijimtaria e Nexhipit do të mbetet si pjesë e krijimtarisë së të gjitha komuniteteve, vlerat e larta të saj i dhanë vend meritor autorit si krijues i suksesshëm.
Tashmë teatri rom mban emrin e Nexhip Menekshes.
Shpresojmë që së shpejti do të botohet edhe ajo pjesë e krijimtarisë që nuk u botua deri më sot.
“Pata privilegj dhe nder të veçantë të bashkëpunoj me Nexhipin në shumë projekte në të mirë të komunitetit, përherë miku im si njeri me vlera të larta dhe energji pozitive” shprehet në fund Bashkim Gashi. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
Prizreni me trotuare të deformuara në qendër të qytetit? (FOTO)