27-04-2024

Veseli në Prizren: Shqetësues dështimi i delegacionit të Kosovës në Uashington

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Prizren, në një deklaratë për televizionin lokal BESA,  ka kritikuar marrëveshjen e fundit në Uashington, duke thënë se nuk ka një marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, por është një dokument.

“Ajo që është shqetësuese është dështimi i delegacionit të Kosovës për të biseduar për çështje terciare në vend, për të pasur marrëveshje finale, që nënkupton njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ai, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas Veselit ky për është kthim prapa për Kosovën.

“Kushdo që është në delegacion, duhet ta respektoj Kushtetutën e Republikës, që të mos cenohet territori dhe të negociojë vetëm për njohje. Ne nuk e kuptojmë çfarë është mini-shengen,  kur jemi të refuzuar nga shengeni.  Jemi vendi i vetëm pas 13 vitesh,  që jemi të izoluar drejt BE-së”, deklaroi ai.

Kreu i PDK-së, tha se vetëm pas njohjes nga Serbia jemi më të lirë të bisedojmë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe ato ekomomike.

Sipas Veselit, i vetmi hap pozitiv në Uashington është njohja nga Izraeli, për të cilën duhet falënderuar autoritetet e këtij vendi dhe Presidentin Tramp, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.