16-04-2024

Opozitari Baldedaj ironizon pushtetin lokal rreth larjes së rrugëve

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ironizuar me pushtetin lokal të Prizren sa i përket nivelit të higjienës, duke propozuar shpalljen si festë të Prizrenit ditën e fillimit të shirave, për shkak të larjes së rrugëve dhe largimit të insekteve.

“Propozim: Ditën e fillimit të shirave, duhet ta shpallim festë të Prizrenit sepse do të lahen rrugët dhe largohen insektet”, ka shkruar ai në profilin e tij në “facebook”.

Ndryshe opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prizren, vazhdimisht kanë kritikuar qeverisjen lokale aktuale për mungesën e higjinës në qytet, sidomos të larjes së rrugëve.


Pamje tek Hamami në Prizren, rruga kryesore

Sipas tyre Prizreni, tashmë ka humbur primatin e qytetit më të pastër në vend, të cilin e kishte për disa vjet të pasluftës.

Asnjë koment

Comments are closed.