19-04-2024

Dumoshi në Suharekë: Trajnimet i aftësojnë të rinjtë me aftësi që i integrojnë në tregun e punës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka përcjellë sot nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS dhe të implementuara nga Organizata Ichat

Dumoshi ka shkruar në Facebook se këto trajnime i aftësojnë të rinjtë me njohuri të cilat mund t’i integrojnë në tregun e punës.

“Të rinjtë e Suharekës kanë pasur rastin të trajnohen në fushën e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital përmes trajnimeve kreative e informuese. Ajo që na gëzon pa masë si Ministri është që këto trajnime përveç që bëjnë bashkë forcën rinore, i aftësojnë këta të rinj me njohuri të cilat mund t’i integrojnë në tregun e punës”, ka shkruar Daumoshi.

Asnjë koment

Comments are closed.