19-04-2024

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm tek ‘Ura e Fshajtë’ në qytetin e Gjakovës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura e përfshirë në aksident ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës në Gjakovë për më shumë informacione, mirëpo nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.