Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë Ditës së Bajramit ka lindur vetëm një foshnjë, duke regjistruar njëkohësisht edhe numrin më të ultë të lindjeve për këtë vit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Referuar raportit, foshnja e porsalindur ka qenë e gjinisë mashkullore.
Karakteristikë është se ditëve të tjera, numri mesatar i lindjeve në Prizren sillet nga 8 deri në 12, ndërsa rrallë bie nën tre. /GazetaePrizrenit.net/