Veteranët e luftës kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Milit Shehut
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar në lidhje me vrasjen e veteranit Milit Shehu, vrasje kjo e ndodhur dje në Krushë të Prizrenit, transmeton Indeksonline.
Veteranët kërkojnë nga organet e rendit që të veprojnë që sa më shpejt që ta zbulojnë krimin dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Dje në fshatin Krushë të Prizrenit, në vendin e tij të punës është vrarë bashkëluftëtari ynë MILIT SHEHU. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të burgosen dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Gjatë luftës, Militi ka të vrarë prindin dhe katër vëllezërit e tij në masakrën e kryer nga forcat pushtuese serbe në Krushë./Indeksonline/