27-11-2024

Vetëvendosja në Prizren: Këto janë gënjeshtrat e Shaqir Totajt

Komunikata nga VV:

1 prilli – Dita e Gënjeshtrave

Në ditën e gënjeshtrave i kujtojmë 50 gënjeshtrat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ndaj qytetarëve të Prizrenit në fushatën elektorale të zgjedhjeve komunale në Prizren.

Kryetari Totaj kishte premtuar se në 100 ditët e para të punës së tij në komunën e Prizrenit do të realizonte këto 50 premtime, të cilat jo vetëm që nuk u realizuan, por gjatë qeverisjes së tij lulëzuan në masë të madhe punësimet familjare, ndërtimet pa leje e korrupsioni masiv.

50 premtimet ( gënjeshtrat ) e kryetarit Shaqir Totaj si më poshtë:

1. Fillimi i procedurave për lansimin e programit të dixhitalizimit të 20 shkollave të para të Prizrenit.
2. Funksionalizimi i sistemit arsimor në tërë komunën e Prizrenit me kuadra profesional dhe meritor për menaxhimin dhe drejtimin e shkollave fillore dhe të mesme.
3. Inicimi i proecedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve të reja publike dhe indentifikimin e lokacioneve të përshtatshme.

4. Rritja e sigurisë publike brenda dhe përreth shkollave të Prizrenit.
5. Rritja e bursave për nxënësit e shkëlqyeëshëm.
6. Inicimi i procedurave për shtimin e hapësirave dhe modernizimin e shkollës së Mesme të Muzikës.
7. Inicimi i procedurave për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Bibliotekes së qytetit.
8. Formimi i ekipit për krijimin e programit “Mjek për çdo familje”.
9. Formimi i ekipit punues të komunës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit për funksionalizimin e Zonës Ekonomike.

10. Përgaditja e kritereve dhe shpallja për të aplikuar në Zonën Ekonomike për të gjitha bizneset me çmim të ulët dhe në mënyrë transparente.
11. Inicimi i procedurave për formimin e ekipit koordiunes dhe menaxhues të fondit të grantit për projektet inovative dhe inciativat individuale për “Start Up” e reja.
12. Lehtësia administrative dhe lirim nga taksat komunale për zejtarinë dhe bizneset artizanale.
13. Fillimin e procedurave për themelimin e Zyrës për Tërheqjen e investimeve të reja në qytet.

14. Largimi i të gjitha llojeve të rrethojave nga hapësirat publike dhe të gjelbërta të qytetit.
15. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës dhe hartimi i planit emergjent për ndërhyrjen në pjesët me të ndjeshme të komunës sonë.
16. Krijimi i grupit punues për fillimin e shqyrtimit të projektit për trajtimin e qenëve endacak në qytet.
17. Plani i vlerësimit për situatën e ndriçimit publik dhe nevojat për të ndërhyrë sa më shpejt në lagje dhe fshatra.

18. Definimi i hapësirave për ndërtimin e tri parkingjeve të reja në qytet në bashkëpunim me grupet e interesuara.
19. Inicimi i procedurave për vlerësimin e gjendjes së hapësirave për parkingje për persona me aftësi të kufizuara dhe mundësi të qasjes së tyre në të gjitha institucionet komunale publike dhe objekteve kolektive.

20. Inicimi i procedurave për fillimin e vlerësimit të planfikimit të ri të trafikut urban në qytet dhe modernizimin e mjeteve të transportit publik.
21. Inicimi i procedurave për përfundimin e Tranzitit të ri dhe zhbllokimin e rrugës duke shpronsuar pronën private.
22. Inicimi i procedurave për studimin e fizibiletetit për ndërtimin e nënkalimit nga ish BVI – tek rrethi në Bazhderhane.
23. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe parkut të ri tek objekti i Shtëpisë së Bardhë.
24. Inicimi i procedurave për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e rrugës tranzite nga Ralina tek ish kampi gjerman i KFOR-it.

25. Themelimi i ekipit punës për vlerësimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm dhe nevojën e investimeve për furnizim 24 orë.
26. Fillimi i procedurave për lansimin e projektit për eliminimin e kabllove elektrike (futjen nëntokë) në lagjet më të dendura të qytetit.
27. Krijimi i ekipit vlerësues për gjendjen e lumenjve të komunës dhe fillimin e rregullimit të shtretërve të lumenjve – me prioritet është Lumbardhi.
28. Lansimi i projektit “Prizreni i gjelbërt” me fillimin e procedurave për blerjen e 10 mijë drunjëve të rinj.
29. Fillimin e analizimit të projektimit të shtigjeve të reja për biçikleta.

30. Inicimi i procedurave për lansimin e programit “Taxi Green” dhe unifikimin e brendimit të taksive në Prizren.
31. Fillimi i procedurave për krijimin e listës së “10 fshatrave turistike” dhe vlerësimin e gjendjes për subvencionimin e tyre.
32. Caktimi i ekipit punues për krijimin e fondit të veçantë për Qendrën Historike.
33. Krijimi i grupit punues për hartimin e databazës së artit dhe kulturës në Prizren.
34. Inicimi i konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e brendimit të Prizrenit dhe përgaditja e ofertës turistike.

35. Dizajnimi, dixhitalizimi dhe promovimi i pikave turistike të komunës sonë.
36. Përgaditja e planit me kritere për ndërjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të klubeve kryesore sportive.
37. Përgaditja e planit me kritere për ndarjen e mjeteve buxhetore në mbështetje të shoqatave kryesore kulturore të qytetit.
38. Inicimi i aktiviteteve për koordinim me palët në krijimin e një kalendari të përbashkët vjetor kulturor dhe të ngjarjeve turistike në Prizren.
39. Fillimi i procesit të rifunksionalizimit të Qendrave Rinore në qytet si dhe në Zhur, Gjonaj, Korishë, Përdreni dhe Reçan.

40. Në bashkëpunim me studentët lansimi i kartës së vullnetarit që lehtëson qasjen e të rinjëve në shërbimet më të lira.
41. Vlerësimi i gjendjës dhe fillimi i procesit dhe subvencionimit të ndërtimit të sistemit të ngrohjës së serrave.
42. Emërimin e një ekipi punues për themelimin e fondit të veçantë për blegtorët.
43. Caktimi i orarit të veçantë për grumbullimin e mbeturinave nga gastronomia.
44. Rigjenerimi i zonave të banimit/hyrjeve/fasadave (mirëmbjatja dhe menaxhimi në lagjet më të dendura të qytetit).

45. Fillimi i procedurave për hartimin e planit zhvillor komunal të Komunës së Prizrenit 2022-2032.
46. Zgjidhja e problemit të tregjeve dhe lansimi i tregjeve mobile në lagjet e ndryshme të qytetit.
47. Fillimi i procedurave për funskionalizimin e shtëpisë së Sheherzadës në muze etnologjik.

48. Fillimin e debateve me qytetarët në komunën tonë për investimet zhvillimore strategjike të qytetit gjatë katër viteve të ardhshme.
49. Lansimin e programit qeverisës (transparencë radikale dhe llogaridhënje).

50. Fillimi i procedurave për ndalimin e të gjitha derdhjeve të ujërave të zeza në Lumbardh.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.