29-11-2024

Vetëvendosje në Prizren lidh marrëveshjen e parë të koalicionit

Ai ka thënë se bëhet fjalë për partinë e zv/ kryeministres Emilija Rexhepi (NDS).“Angazhimit tonë po i bashkohet edhe një parti tjetër. Sot zv/kryeministrja Emilja Rexhepi konfirmoi se do të mbështes kandidaturën time për kryetar të komunës. Falënderoj edhe partitë tjera që në raundin e parë më kanë mbështetur”, ka thënë Haskuka në një konferencë për media

Më tutje, ai ka thënë se më 14 nëntor, qytetarët do të vendosin me votë se a duan kthim prapa në Prizren apo vazhdim të qeverisjes, siç thotë ai të mirë.

Kryetari aktual i Prizrenit ka thënë se Vetëvendosje në krahasim më zgjedhjet e 2017 në këtë komunë ka arritur të dyfishojë numrin e asamblistëve dhe votat për kryetar të komunës.

Por, kjo sipas tij, është e pamjaftueshme dhe se të gjithë duhet angazhuar në balotazh.

Ai ka ftuar të gjithë aktivistet që të mobilizohen për të arritur fitore më 14 nëntor.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/komplet-nendega-e-vv-se-ne-lagjen-bajram-curri-del-ne-mbeshtetje-te-shaqir-totaj-per-kryetar-te-prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.