20-05-2024

Veturat pësojnë nga një gropë në rrugën Prizren-Suharekë

Një gropë në rrugën Prizren-Suharekë, më saktësisht në Topliqan, është duke iu shkaktuar telashe vozitësve.

Banorë të kësaj zonë kanë raportuar në Indeksonline se gjendja e rrugës nuk është edhe aq e mirë, ndërkaq kjo gropë vetëm sa i pengon veturat.

Sipas një shoferi, vetëm mbrëmë janë dëmtuar gjashtë vetura, përfshirë dhe veturën e tij.

Ai thotë se ka tentuar ta mbyllë përkohësisht gropën por që me këtë gjë do të duhej të merreshin organet kompetente.

Më poshtë ju sjellim pamje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.